Nesër mbrëma Shqipëria do të ballafaqohet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundi, në kuadër të Kampionatit Evropian.
E 50 mijë shqipe do ta mbulojnë stadiumin me ngjyrat kuq e zi, shkruan Klankosova.tv.
Po ashtu “Muri i Verdhë” i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë.
Kështu shkruan kryeministri shqiptar, Edi Rama në një postim në Facebook.
- Advertisement -
“Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilido qoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”.