T’i rezistosh një arkivi nuk duket punë e lehtë, aq më pak për ata protagonistë që persekutohen përditë nga kamerat dhe mikrofonat. Në vitin 2015, Cristiano Ronaldo siguroi se kishte ndërmend ta mbyllte karrierën e tij “me dinjitet” dhe në një klub të madh, por në fund të vitit 2022 nënshkroi një kontratë shumë milionëshe me Al Nassr të Arabisë Saudite.
Megjithatë, aventura e tij në Lindjen e Mesme mund të përfundojë herët, duke menduar se televizioni anglez raporton për një rikthim te Real Madridi. Me një portofol të pafund, askush nuk mund ta imagjinojë se deri ku do të shkojë ky vend, në të cilin portugezi militon aktualisht. Al Nassr e mori CR7 për një marrëveshje 200 milionë dollarëshe. Arabia Saudite ka si synim kandidaturën për Lojërat Olimpike 2036 dhe Botërorin e Futbollit 2030.
Pavarësisht nga të gjitha ato ngjarje, mund të mos jetë në gjendje të garantojë qëndrimin e yllit të futbollit për një kohë të gjatë. Përshtatja me një vend me një kulturë kaq të mbyllur, barrierat gjuhësore dhe kufizimet e ligës vendase po bëhen një kombinim vdekjeprurës për Cristianon, i cili nuk mund të ambientohet dhe tashmë ka në sy datën e paketimit të valixheve për të emigruar në kryeqytetin e Spanjës.
Në gjysmën e dytë të vitit 2022, ai pati një përplasje të ashpër me Erik Ten Hag. Marrëdhënia me trajnerin e Manchester United ishte e pakthyeshme, kështu që e prishi kontratën. Fillimisht kishte dëshirë të luante për një klub me aspirata serioze për të fituar Champions League, por asnjëri prej tyre nuk kishte synimin, apo paratë, për ta inkorporuar. Prandaj, në mes të Kupës së Botës në Katar, ai anoi nga shansi për të rritur llogarinë e tij bankare, diçka për të cilën do t’i vinte keq.
- Advertisement -
Pavarësisht se është bërë futbollisti më i paguar në planet dhe në histori, me një pagë prej 200 milionë eurosh në vit, ai konsideron se pjesa sportive është me ndikim. Aq sa shumë media tregojnë synimin e tij për t’u kthyer në Madrid, ku kaloi 9 vite dhe u takua me gruan e tij aktuale, Georgina Rodríguez.
Kjo shpjegon pse Florentino Perezit iu ofrua dhe ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të përjetuar një fazë të dytë te Real Madridi, një kërkesë që në atë kohë u refuzua nga presidenti dhe Carlo Ancelotti. Portugezi, gjithashtu provoi duke kontaktuar Enrique Cerezo dhe Diego Pablo Simeone, por Atlético Madridi gjithashtu e hodhi poshtë këtë variant.
Disa muaj pas refuzimit, autoriteti më i lartë i kampionit të fundit të Champions League do t’i kishte garantuar se nuk do t’i mungonte puna në “Santiago Bernabeu”, nëse dëshironte. Por, padyshim që nuk do ta bënte për të qenë lojtar, sepse konsideron se është një cikël që duhet konsideruar i mbyllur. Në këtë mënyrë Perez do t’i ofronte një pozicion si ambasador i klubit, apo edhe të ishte pjesë e organikës sportive.
Problemet e Cristianos në Arabi
Një veprim i parë rrallë
Në derbin e fundit kundër Al Hilalit, ai bëri një lloj karateje me një futbollist rival. I ngarkuari për dhënien e drejtësisë në këtë ndeshje, i shtangur nga ky episod, nxori kartonin e verdhë për veprimet e tij.
Siklet para thirrjeve të “Messi, Messi”
Në vendin e ri ku ai banon, zbuluan se të bërtiturit për argjentinasin e turbullon portugezin. Në ndeshjen e fundit është përsëritur ai kor, i cili tashmë është bërë hit. “Messi, Messi”, për të cilën CR7 është kundërpërgjigjur duke kapur pjesët intime me dorë gjatë largimit nga fusha e lojës.
- Advertisement -
I zemëruar me trajnerin
Në duelin ku skuadra e tij e eliminua nga Kupa e Arabisë, Cristiano bëri bujë për karakterin dërrmues. Duke parë tabelën e ndriçuar me numrin e fanellës së tij për zëvendësim, dukshëm i mërzitur nga vendimi i trajnerit, ai u largua nga vendi që të futej bashkëlojtari Talisca. Sapo u ul në stol, u shfaq shprehja e tij e mërzitur.
Injoroi një fëmijë
Pasi mposhti Al Bater, Ronaldo ishte rrugës për në dhomat e zhveshjes, kur një djalë i vogël që ndodhej në zonë i bërtiti: “Messi është shumë më i mirë se ti”. Kjo frazë nuk e shqetësoi portugezin, i cili vazhdoi rrugëtimin e tij nëpër tunel dhe në videon që u bë “virale”, numri 7 thotë: “Në përgjithësi, një lojë e lehtë, ishte një lojë e lehtë”. Përgjigja ishte në lidhje me lojën dhe jo në dëm të argjentinasit.