Akti i fundit në Champions League vendos përballë në Londër, në mitikun “Wembley”, Real Madrid me B.Dortmund, në letër duket një finale që nuk ka shumë histori, me Realin që shihet si super favorit, këto e thotë historia e madhe e këtij klubi, por futbolli është një sport që njeh histori “hirusheje”, jo pak herë kanë fituar ekipet e vogla, këtë e di shumë mirë edhe Dortmund, pasi e kanë provuar një shije të tillë, ku kundër Juventues nuk ishin favorit, por në fund fituan për herë të parë dhe të fundit trofeun me “veshë të mëdhenj”.
Kjo është hera e 15 që dy ekipet përballen ndërmjet tyre, me Dortmund që ka fituar vetëm tretë herë kundër ekipit Spanjoll. Reali është një ekip ekspert kur bëhet fjalë për këtë turne, janë “mbretërit” e Champinos League, kjo është hera e 18 që shkojnë deri në finale, nga ku 14 herë kanë fituar. Nëse nuk thyen as në finale, për herë të parë në histori, Reali do të mbyllte një sezon në Champions pa pësuar asnjë humbje.
Për Dortmund, kjo herë hera e tretë që arrijnë deri në këtë pikë, vetëm një herë kanë arritur të fitojnë. Njeri simbol te Dortmund është Mats Hummels, lojtari që i solli në këtë finale, lojtari i vetëm që ka qenë prezent në çdo ndeshje, në çdo minutë në këtë edicion, i fundit që e bënte diçka të tillë ka qenë CR7.
Carlo Ancelotti shpreson që është në këtë sfidë Vinicius Jr të jetë përcaktues, në tre edicionet e fundit të Champions League, në fazën me eliminim direkt, Vinicius ka qenë lojtari më vendimtar në këtë turne pasi ka marrë pjesë në 31 gola që ka shënuar Reali.
- Advertisement -
Besojnë shumë te suksesi i Realit edhe kompanitë e basteve, një fitore e mundshme e spanjollëve vlerësohet me koeficientin 1,62.