Sonte në orën 21:00 pritet të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, e cila do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano.
Pas barazimit dramatik 3:3 në sfidën e parë, gjithçka mbetet e hapur për dy gjigantët e futbollit evropian, që do të kërkojnë biletën për finalen e madhe të kompeticionit më prestigjioz në Evropë.
Spektakli pritet të jetë i garantuar, pasi të dy skuadrat kanë treguar formë të lartë dhe ambicie të qarta për titullin. Finalisti i parë i këtij sezoni do të përcaktohet sonte, në një përballje që pritet me padurim nga miliona tifozë në mbarë botën.