Napoli i është rikthyer fitores, duke e përforcuar më shumë pozitën e parë në Serie A.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e ka mposhtur Atalantan me rezultat 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 60’, kurse fitoren e vulosi ylli kosovar, Amir Rrahmani me golin e tij në minutën e 77’ të takimit.