Napoli ka fituar kundër Milanit, duke e forcuar pozitën e parë në krye të tabelës së Serie A me njëzet e pesë pikë.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e ka kryer punën më të madhe në pjesën e parë të ndeshjes.
Napoli e ka nisur mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e pestë përmes Lukaku pas një asistimi nga Anguissa.
Edhe pas avantazhit Napoli nuk është ndalur. Në minutën e dyzet e tretë,Kvaratskhelia ka kaluar disa mbrojtës të Milanit dhe ia ka dalë ta shtyejë topin drejt rrjetës.
- Advertisement -
Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 0:2 për Napolin.
Me fillimin e pjesës së dytë, Milan e ka gjetur rrjetën në minutën e dyzet e shtatë me Morata, por goli është anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje, duke lënë rezultatin të pandryshuar në 0:2.
Gjatë pjesës tjetër të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca nuk ka arritur të krijojë raste të rrezikshme për të sfiduar mbrojtjen e Napolit, që e ka mbrojtur rezultatin.
Aktualisht Milan renditet në pozitën e tetë në tabelë me katërmbëdhjetë pikë.