Amir Rrahmani tani është një lojtar kyç i skuadrës së Napolit dhe performanca e tij në repartin e mbrojtjes ka bërë që drejtuesit e klubit ta blindojnë mbrojtësin kosovar duke i ofruar një rinovim kontrate.
Kontrata e Amir Rrahmanit skadon në vitin 2024, por sipas “Tuttomercatoweb”, bisedimet mes mbrojtësit dhe klubit tashmë kanë avancuar për një marrëveshje të re deri në vitin 2027.
Napoli është shumë pranë shpalljes se kampionit në Serie A dhe ka bërë një rrugëtim të mrekullueshëm deri më tani në Champions League dhe padyshim që kërkesat për Rrahmanin do të jenë të larta, por edhe vlera e kartonit të tij gjithashtu do të rritet