Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë, me blutë që thyen Fiorentinën me rezultatin e pastër 3-0. Më në fund ekipi i Mazzarrit jep shenja jete, shfaqën një futboll të mirë pavarësisht se nuk kishin në dispozicion yllin e ekipit, Victor Osimhen. Në mungesë të tij, tifozët e Napolit shijuan Alessio Zebrin, sulmuesin “azzurr” i cili vendosi një rekord unik në Superkupë. Në minutën e 22-të ishte Simeone ai që kaloi Napolin në avantazh me një diagonale të bukur.
Fiorentina kishte mundësinë të rikthehej në lojë teksa në fundin e pjesës së parë fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ikone gaboi duke e dërguar topin mbi traversë. Lëvizja fituese në pjesën e dytë i shkoi trajnerit Mazzarri i cili në minutën e 81-të hodhi në fushë Alessio Zebrin.
Tre minuta i lojë i mjaftuan sulmuesit italian për të dyfishuar shifrat, por në momentin e fundit goditi shtyllën me kokë duke dalë nga fusha. Pas vetëm një minutë, Zebrin u rikthye sërish në fushë, për të shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin, gjithçka ndodhi brenda tre minutash duke u shndërruar në lojtarin që realizoI “dopietën” më të shpejtë në historinë e Superkupës.
- Advertisement -
Në fund të ndeshjes, Zebrin u vlerësuan edhe si lojtari më i mirë i këtij takimi. Në finale, Napoli do të përballet me fituesin e çiftit Inter-Lazio.