Nga “Silicon Valley” në “Colosseo”; Elon Musk dhe Mark Zuckerberg mund të përballen si dy “gladiatorë” në Romë, brenda amfiteatrit të njohur të kryeqytetit italian. Lajmi i bujshëm vjen nga SHBA, nga faqja e njohur e thashethemeve TMZ: “Ministria e Kulturës ka kontaktuar disa ditë më parë me pronarin e Meta dhe atë të Tesla, të cilët i shpallën sfidë publikisht njëri-tjetrit për të dueluar në ring si UFC”.
Me pak fjalë, prania e Musk në Romë javën e kaluar nuk do të kishte qenë e rastësishme. “Stafi i Zuckerberg do t’ia kishte përcjellë mesazhin Dana White, presidentit të UFC, i cili nga ana e tij do të kishte kontaktuar ministrin Sangiuliano.
Zuckerberg praktikon MMA, ndërsa Musk po merr mësime nga kampioni i MMA, George St-Pierre. Të dy ia premtuan këtë duel hipotetik me goliardizëm njëri-tjetrit pak ditë më parë, përmes rrjeteve sociale, sepse e dinë mirë rëndësinë mediatike të një ngjarjeje të tillë.
Pronari dhe presidenti i Twitter-it e komentoi paditurinë në rrjetin e tij social, duke mos e mohuar mundësinë: “Një luftë e rastësishme në ‘Colosseo’ është e mundur”. Duhet thënë se ndër vite, ky personazh na ka mësuar me një komunikim “sui generis”, por mbi të gjitha duhet theksuar mohimi që erdhi direkt nga drejtuesja e zyrës së shtypit të Ministrisë së Kulturës: “Asnjë propozim nuk është paraqitur pranë nesh që të presim duelin e pabesueshëm”.