“Bambi” është cilësuar shpesh nga legjendat gjermane si “Mesi” i “Pancerave”, mbi bazë të aftësive poseduese me sferën nën këmbë.
Por kjo nuk ishte e gjitha, deklarata pas ndeshjes me PSG-në, e cila konkretizoi kalimin në çerekfinale të Champions-it, do të zbardhte prapaskenën mes tij dhe Mesit: “I kërkova fanellën Leos kur ishim ende në fushë dhe më sinjalizoi të shkoja në dhomat e zhveshjes. Kur mbërrita, kuptova se ai nuk gjendej në të, ishte larguar, nuk e prisja”, përfundoi i pezmatuar Xhamali.