Mallorca i ka nxjerrë barazim Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Mallorca e ka nisur më mirë ndeshjen.
Muriqi e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë, duke e kaluar skuadrën e tij në një epërsi e cila është ruajtur deri në fund të pjesëlojës së parë.
Por në minutën e dyzet e një Raphinha ka gjetur golin e barazimit për katalonasit.
Megjithatë, Mallorca nuk ka lejuar që në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh të shkohet baras. Ka qenë Prats (45+3) ai i cili pas një asisti nga Muriqi ka realizuar për rikthimin e avantazhit.
- Advertisement -
Pas kthimit nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh, Barcelona ka bërë zëvendësime, ku ka futur në fushë Lewandowskin, Fermin Lopez dhe të riun Lamine Yamal. Pikë risht Lopez ka shë nuar golin e barazimit në minutën e 75-të.
Edhe pas kësaj ndeshje barcelona mbetet në pozitën e parë, por mund ta humbasë nesër kur Real Madrid ndeshet me Las Palmas.