Vedat Muriqi është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mirë në karrierë.
Futbollisti kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë tri asistime deri tash këtë edicion në kampionatin spanjoll.
Dhe, kjo ka bërë që prizrenasi të marrë shpesh lëvdata nga klubi i tij, Mallorca, por edhe nga liga spanjolle.
E tash, La Liga e ka përfshirë 28 vjeçarin në garë për të qenë pjesë e ekipit të vitit.
- Advertisement -
Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e sheh veten në mesin e 11 sulmuesve të nominuar, përfshirë këtu yjet si Benzema, Lewandowski, Griezmann, Vinicius Junior, Raphinha, Dembele etj,.
Natyrisht, konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë, por tifozët e kanë mundësinë ta votojnë “Piratin” për të qenë pjesë e sulmit ideal të sezonit 2022/23 në La Liga.