Trajneri i mirënjohur kosovar ka komentuar në postimin e zyrtarit të klubit, Kushtrim Sopa, i cili në llogarinë e tij në Facebook i kushtoi disa fjalë të mëdha Munishit.
Munishi ka komentuar në Facebbok, ku shkroi një thënie të cilën prej vitesh e përdorin tifozët e Prishtinës, “Plisat”.
“Faleminderit shumë Kushtrim Sopa zemra e FC Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli” ka komentuar Munishi.