Finalja e Conference League është kulmi i karrierës sime, ka thënë trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes.
Skuadra angleze do të ndeshet me Fiorentinën të mërkurën në Pragë. West Ham nuk ka arritur në një finale evropiane që nga Kupa e Fituesve të Kupave në vitin 1976.
Moyes nuk ka ngritur kurrë një trofe të madh si trajner.
“Ky është momenti më i madh i karrierës sime”, ka thënë ai. “Është një arritje e madhe të kalosh në një finale evropiane. Mendoj se nëse do ta thonim këtë në fillim të sezonit njerëzit nuk do ta kishin besuar. Nuk është e lehtë të arrish deri në fund dhe ne kemi qenë konkurrues”.