Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho është gjithnjë e më afër PSG-së.
Gjigantët francez në fund të këtij sezoni, pritet të ndajnë rrugët me trajnerin Galtier.
“La Republica” të shtunën shkruan se tashmë Mourinho ka kontaktuar drejtorin sportiv të parisienëve, Luis Campos.
Strategu portugez me Romën, ka siguruar finalen e Europa League, do të ndeshet me Sevillan.
- Advertisement -
Fundi i këtij sezoni, thuhet se mund të jetë edhe fundi i aventurës së Mourinhos tek ‘romakët’ e Italisë.
Ish-trajneri i disa skuadrave të mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madridin, duket se zejen e trajnerit do ta vazhdojë në Francë, tek PSG-ja.
Në ditët vijuese mësohet se do të vendoset nëse Mourinho do të pranon ofertën e klubit nga ‘Parku i Princave’.