José Mourinho rikthehet për të folur rreth Kampionatit Europian. Trajneri i Fenerbahçes ka dhënë një intervistë për “TNT Sports”, duke bërë parashikime për kompeticionin që fillon nesër në mbrëmje: “Portugalia do ta fitojë titullin në finale kundër Anglisë.
Nuk e di se cila do të jetë surpriza, por favorite është Portugalia. MVP i kompeticionit do të jetë Jude Bellingham i Real Madridit, ndërsa golashënuesi më i mirë, Harry Kane i Anglisë. “Topin e Artë” këtë vit do ta marrë Vinicius”.
Kujtojmë se në karrierën e tij, “Special One” ka fituar dy herë Ligën e Portugalisë, Kupën e Portugalisë një herë, Superkupën e Portugalisë një herë, “Carabao Cup” katër herë, Premier League tri herë, “Community Shield” dy herë, “FA Cup” një herë, Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë nga një herë, dy Serie A, një Kupë Mbreti, një La Liga, një Superkupë të Spanjës, dy “Europa League”, dy Liga të Kampionëve dhe një Ligë të Konferencës.
Cili është stadiumi më i nxehtë, ku keni stërvitur dhe cilët tifozë ju kanë lënë më shumë përshtypje?
- Advertisement -
Isha me fat, shumë me fat. Nuk isha në Manchester në momentin më të mirë të klubit, por “Old Trafford” është “Old Trafford”. Pastaj “Bernabeu”, “San Siro”, “Stamford Bridge”… Unë isha vërtet me fat. Do të thoja se për një klub që nuk është mësuar të fitojë, tifozët e Romës janë shumë besnikë ndaj klubit”.
Trofeu juaj i preferuar?
Ai i fundit, Liga e Konferencës.