Ka raportime se trajneri i Romës, Jose Mourinho është në negociata për të marrë postin e trajnerit të Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.
Sipas “RMC Sport”, Mou deri më tani e ka mbajtur veten kryesisht jashtë diskutimeve të kësaj çështje, duke ia lënë situatën në dorë tërësisht agjentit të tij Jorge Mendes, i cili po merret drejtpërdrejt me drejtorin e PSG-së, Luis Campos.
Gjigantët e Ligue 1 e kanë bërë të qartë prej disa kohësh se nuk do të qëndrojnë me trajnerin aktual Christophe Galtier pas një tjetër largimi të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Mourinho e ndërtoi reputacionin e tij duke fituar Ligën e Kampionëve me klube të si Porto në vitin 2004 dhe Interin në vitin 2010, kështu që mund të jetë njeriu t’i jap fund periudhës pa trofe evropian të klubit francez.
- Advertisement -
PSG ka një buxhet praktikisht të pakufishëm dhe po kërkon një personalitet të fortë në stol për të mbajtur nën kontroll egot e tyre të ndryshme.