Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për “SportMediaset”, duke analizuar si fillim suksesin e fundit 3-0 ndaj Genoa: “Ato të luajtura deri tani janë ndeshje të së shkuarës. Kësaj here bëmë diçka më të mirë, sidomos në pjesën e dytë, përballë një kundërshtari me bllok të ulët dhe që nuk lë hapësira. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e Champions League”.
A e ndryshoi dinamikën e ndeshjes goli në fillimin e pjesës së dytë?
Kjo ndryshoi gjithçka, madje edhe skuadrën kundërshtare. Për ne ishte e rëndësishme, sepse shënimi të jep menjëherë besim dhe vetëdije për forcat që ke. Me shumë lojtarë të fortë, nëse gjejmë një ekip që hapet, mund të luajmë mirë dhe t’i vëmë kundërshtarët në vështirësi.
A jeni i kënaqur me dopietën e Vlahovic?
- Advertisement -
Jam i kënaqur dhe i lumtur për të, sepse e di se sa e rëndësishme është që një sulmues të shënojë gola. Ai ishte i disponueshëm, mori pjesë shumë në lojë. Jam i lumtur për të dhe për ekipin, na dha një dorë të madhe.
Douglas Luiz dhe Conceiçao hynë mirë në fushë…
Të gjithë, madje edhe Thuram. Ata që luajtën bënë shumë mirë. Jam i lumtur, ishte një fitore e mirë, por kjo tashmë i përket të kaluarës.
Tani shkoni në Ligën e Kampionëve…
Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Ne do të përballemi me një ekip që luan futboll të mirë, me shumë intensitet. Do të përgatitemi mirë, do ta përballojmë kundërshtarin në maksimum. Secili prej nesh duhet të japë diçka më shumë në ndeshjen e radhës, sepse do të sfidojmë një ekip shumë të mirë. Kërkohet një marsh më tepër në Ligën e Kampionëve.