Më 12 qershor, Kroacia do të luajë kundër Holandës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Roterdam.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të takohen Italia dhe Spanja. Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të luhen më 18 qershor.
Kroacia do t’i nisë përgatitjet pas dy javësh në Rijekë. Trajneri Zlatko Daliç e ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët do të llogarisë në garën për trofeun e këtij turneu.
Kroacia do të drejtohet nga Luka Modric në turneun final.
- Advertisement -
Për herë të parë në listë është përfshirë qendërsulmuesi i ri, Dion Drena Beljo (21-vjeç) i cili që nga janari luan në Augsburg të Gjermanisë.
Beljo zuri vendin e Mislav Orsic, i cili nuk ka luajtur në Southampton që kur u transferua në këtë klub në janar.
Lista e Kroacisë:
Portierë: Dominik Livakovic (Dynamo), Ivica Ivusic (Paphos), Nediljko Labrovic (Rijeka)
Mbrojtës: Josip Juranovic (Union Berlin), Domagoj Vida (AEK), Josko Guardiol (RB Leipzig), Josip Shutalo (Dynamo), Martin Erlic (Sassuolo), Borna Sosa (Stuttgart), Borna Barisic (Rangers), Josip Stanisi (Bayern).
- Advertisement -
Mesfushorë: Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Inter Milan), Mateo Kovacic (Chelsea), Lovro Mayer (Rennes), Nikola Vlasic (Torino), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanushec (Dynamo)
Sulmues: Ivan Perishic (Tottenham), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Marko Livaja (Hajduk), Bruno Petkovic (Dynamo), Petar Musa (Benfica), Dion Drena Beljo (Augsburg).