Federata e Futbollit në Angli e ka paralajmëruar sulmuesin e Fulham, Aleksandar Mitrovic se dënimi standard për një karton të kuq direkt do të ishte ‘qartësisht i pamjaftueshëm’ në përgjigje të shtytjes së tij ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh.
Mitrovicin e lëshuan nervat dhe e shtyu gjyqtarin ku më pas ky i fundit e ndëshkoi me karton të kuq, në disfatën e Fulham 3-1 nga Manchester United.
Zakonisht në këto raste një karton i kuq e lë jashtë fushave futbollistin me tre ndeshje, por FA e ka bërë të qartë se ata po ndjekin dënimin e mëtejshëm për Mitrovicin, pasi ky i fundit kishte fyer gjatë daljes së tij nga fusha.
“Dënimi standard i cili përndryshe do të zbatohej ndaj Aleksandar Mitrovicit për veprën e largimit nga loja për sjellje të dhunshme që ai kreu ndaj gjyqtarit të ndeshjes është qartësisht i pamjaftueshëm”, thuhet në një deklaratë të FA, njofton Klankosova.tv.
- Advertisement -
“Përveç kësaj, sjellja ose gjuha e Aleksandar Mitrovicit dyshohet se ishte e pahijshme ose abuzive dhe kërcënuese pasi ai u ndëshkua.”