Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Milani planifikon revulucionin, kush qëndron dhe kush largohet
Sport

Milani planifikon revulucionin, kush qëndron dhe kush largohet

Published 10/01/2024
Share
SHARE

Milani po mendon për afatin kalimtar të janarit, por edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi kuqezi ka filluar të planifikojë lëvizjet për verën e ardhshme dhe skuadra aktuale ndahet në tre grupe të mëdha: ata që e kanë të sigurt qëndrimin në Milano, ata që do të largohen dhe ata që janë në dyshim.

Kush qëndron – Pikëpyetja më e madhe lidhet me trajnerin. Nëse Pioli do të qëndrojë do të jetë vendimtar në ndërtimin e organikës, një trajner i ri do të kishte ide dhe kërkesa të reja. Gjithsesi klubi synon që të mbajë “yjet”, prandaj Maignan, Theo dhe Leao nuk janë në shitje, ndonëse kërkohen nga shumë klube. Vetëm ndonjë ofertë e çmendur mund të merret në konsideratë nga Milani. Të sigurt e kanë qëndrimin edhe kapiteni Calabria, Thiaw, Bennacer dhe Tomori. Të pakta janë mundësitë që të largohen edhe Okafor dhe Chukwueze, që erdhën këtë verë dhe kanë kontratë deri në vitin 2028. Reijnders, Pulisic, Loftus-Cheek dhe Musah janë pjesë e së ardhmes së Milanit.

Kush largohet – Krunic e ka të sigurt largimin, pasi i ka prishur marrëdhëniet me klubin. Caldara gjithashtu është me valixhe në duar, pasi ka muaj që nuk luan. Mirantes dhe Kjaerit u skadon kontrata në verë dhe shanset për të rinovuar janë të pakta. Të rinjë e klubit kuqezi kanë treguar vlera (Simic, Jimenez, Zeroli, Bartesaghi dhe Traoré) por kanë nevojë që të luajnë që të konfirmohen. Prandaj disa prej tyre mund të huazohen që të fitojnë eksperiencë.

- Advertisement -

Kush është në dyshim – Ka edhe nga ata që kanë vendosur klubin në dilemë, nëse duhet të qëndrojnë apo jo. Pellegrino, që erdhi në verë dhe u dëmtua që në ndeshjen e parë, situata e tij do të vlerësohet në muajt e ardhshëm. Florenzi dhe Pobega gjithashtu nuk e kanë vendin e sigurtë. Giroud do të vendosë në pranverë se çfarë do të bëjë (francezi mund të shkojë në MLS), ndërsa Jovic po mundohet të konfirmohet. 

KosPress Portal 10/01/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025
Dialog politik te presidentja, synohet zhbllokimi i Kuvendit
Lajme 15/05/2025
Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?