Milan zhgënjen në Serie A, pasi pësoi disfatë 4-2 ndaj Monzës. Vendasit treguan karakter në pjesën e parë, duke vendosur disa herë në vështirësi portën e Maignan. Djemtë e Palladinos morën epërsinë në minutën e 45-të, me anë të Pessinas, me këtë të fundit që ekzekutoi saktë një penallti, të shkaktuar nga Thiaw.
Kuqezinjtë, të befasuar, pësuan edhe golin e dytë brenda fraksionit. Një gjuajtje e bukur e Dany Motas kaloi pas shpinës së Maignan.
Gjërat u komplikuan për Milanin në fillimin e pjesës së dytë, pasi Jovic u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, djemtë e Piolit barazuan me Giroud dhe Pulisic. Atëherë kur pritej që ndeshja të përfundonte, Monza fitoi falë golave të Bondo dhe Colombo.