Superylli i futbollit, Lionel Messi dhe e dashura e tij e fëmijërisë, tashmë gruaja dhe nëna e tre fëmijëve që kanë sjellë në jetë së bashku, Antonela Roccuzzo, kanë shpërndarë foto nga pushimet e tyre në Karaibe.
36-vjeçari, i cili po përgatitet të bashkohet zyrtarisht me Inter Miami në MLS, u fotografua mbi një moto-skaf me Antonella në plazh dhe ujërat e detit, që besohet se janë ishujt Turks dhe Kaikos.
Sikurse duihet, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka vendosur të nënshkruajë për dy vite e gjysmë me klubin amerikan, ku bashkëpronar është David Beckham. Si opsion kontraktual do të ketë edhe një vit shtesë me Inter Miami, ku thuhet se do të paguhet rreth 50-60 milionë dollarë në vit.
Pas spekulimeve për të ardhmen e tij, Messi njoftoi vendimin e tij për t’u bashkuar me skuadrën e MLS, Inter Miami. Kësisoji, ai refuzoi rikthimin te Barcelona e zemrës dhe ofertat stratosferike nga Arabia Saudite, ku do ta mbulonin me ar… 36-vjeçari u bë nënshkrimi i profilit më të lartë në historinë e klubit amerikan, duke rritur në mënyrë eksponenciale ndjekjen e tij në mediat sociale.