Skuadra e Paris Sen Zhermenit shënoi fitore 3-0 ndaj Marsejës në derbin klasik të kampionatit francez, i cili u zhvillua në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.
Kilian Mbape e realizoi golin e parë të takimit në minutën e 25-të, me një asistim të Lionel Mesit. Ndërsa, vetëm katër minuta më vonë, argjentinasi ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, por që ky gol ishte i veçantë. Ishte goli i 700-të për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” në nivel klubesh, një shifër tejet e mrekullueshme.
Të tretin për PSG-në e realizoi Mbape (55’), që është i dyti i tij në këtë ndeshje, ndërsa Mesi regjistroi po ashtu asistimin e dytë.