Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Messi debuton me një gol spektakular tek Inter Miami, super gol për manualet e futbollit (video)
Sport

Messi debuton me një gol spektakular tek Inter Miami, super gol për manualet e futbollit (video)

Published 22/07/2023
Share
SHARE

Lionel Messi, 36 vjeç, goditi në minutën e katërt të kohës shtesë. Ai realizoi një kryevepër, golin e fitores për skuadrën e Inter Miami, pikërisht në debutimin e tij të shumëpritur në MLS. Më mirë se kaq nuk mund të niste rrugëtimi i yllit argjentinas në kampionatin amerikan.

“Turma” prej 20.000 personash në stadiumin e mbushur plot e përplot përfshinte edhe njerëz të famshëm si basketbollisti LeBron James, legjenda e tenisit Serena Williams dhe ylli televiziv amerikan Kim Kardashian.

“Ne donim ta fillonim kështu, duke iu dhënë këtyre njerëzve një fitore, – tha Messi. – E dinim se ishte shumë e rëndësishme për ne që ta nisnim këtë kompeticion në mënyrë fituese. Fatmirësisht arritëm ta bënim këtë në fund dhe jam shumë i lumtur”.

Bomba tymi në ngjyrën rozë të Miami u lëshuan pas portës në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale, ndërsa disa tifozë vrapuan në fushë për të festuar golin e Messit, përpara se të largoheshin nga siguria. Vazhdoi kësisoji atmosfera e festës e nisur të dielën, kur Messi u prezantua zyrtarisht para tifozëve, në një stadium të mbushur plot në Florida-n e jugut.

- Advertisement -

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u stërvit me shokët e tij të rinj të skuadrës për herë të parë të marten, pasi u transferua në MLS mbas përfundimit të kontratës së tij me PSG.

Messi shënoi 32 gola në 75 ndeshje gjatë një periudhe 2-vjeçare me kampionët francezë, pas largimit nga Barcelona, ku bëri historinë, dhe hodhi poshtë ofertat fitimprurëse nga vendet e tjera për të luajtur në SHBA.

Kjo ishte hera e parë që ai luajti për një skuadër jo-evropiane, por iu bashkua një fytyrë e njohur dhe nënshkrimi i ri i Inter Miami, ish-bashkëlojtari i Barçës, Sergio Busquets. Të dy bashkë hynë në fushë si pjesë e një zëvendësimi të trefishtë në minutën e 54-t.

Mbrojtësi i Spanjës, Jordi Alba, gjithashtu ka kaluar nga “Camp Nou” te skuadra me president David Beckham dhe do të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër Atlanta United në Kupën e Ligës, të martën.

Gara e kupës, mes skuadrave të MLS dhe LIGA MX të Meksikës, shënon një fillim të ri për Inter Miami, i cili është në fund të tabelës së MLS, pa fitore në 11 ndeshje.

- Advertisement -

Messi ishte në këmbë me pjesën tjetër të pankinës për të festuar golin e hapjes së Robert Taylor në minutën e 44-t për vendasit, por Uriel Antuna i Cruz Azul nuk e “kishte lexuar skenarin”, duke zhbërë me golin e tij epërsinë e Inter Miamit, 25 minuta para mbarimit të ndeshjes.

Por fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën dha shfaqje të denjë për Hollywood, me atë gol të jashtëzakonshëm. Messi, u rrëzua nga ndërhyrja e Carlos Salcedo, fitoi goditje dënimi pak jashtë zones, në sekondat e fundit të lojës, diçka ideale për këmbën e tij të majtë të famshme.

Dhe e ekzekutoi në mënyrë të përsosur, duke e rrotulluar topin lart në të djathtë të portierit Andres Gudino dhe tundur trekëndëshin e sipërm.

- Advertisement -

“Sapo pashë goditjen e lirë të akorduar nga kryesori, mendova se kjo është mënyra se si duhet të fitosh, veçanërisht kur ke lojtarë si Leo dhe Sergio (Busquets) në fushë, – tha bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham për transmetimin e “Apple TV”, pas ndeshjes.

– Kjo është një natë kaq e veçantë për ne, për familjen tonë, për të gjithë ata që janë në këtë stadium, për ju djema. Është një moment i tillë për këtë vend, është një moment i tillë për këtë ligë dhe është një moment shumë krenar për ne”.

KosPress Portal 22/07/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025
Kuvendi ende në ngërç – sot përpjekja e 15-të për konstituim
Lajme 13/05/2025
Zgjedhjet 2025: PS drejt mandatit të katërt, PD mbetet pas – ja si ndahen mandatet
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025
Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?