Siç ka raportuar “FootMercato” të premten, Lionel Messi ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës me skuadrën e Paris Saint-Germainit.
Messi ka kërkuar përkohësisht një gjë të tillë, ndonëse nuk dihet arsyeja e vërtetë që ka marrë një vendim të tillë, ani pse negociatat kanë filluar prej muajit të shkuar duke pasur parasysh se Messit i skadon kontrata me Parisin në fund të këtij sezoni.