Keylor Navas mes lotësh la Parisin për të kaluar në huazim te Nottingham Forest në Premier League. Portieri 36-vjeçar ka takuar shokët e ekipit, teksa në mediat sociale ka rënë në sy përshëndetja me Sergio Ramos.
Mbrojtësi nuk ka dashur largimin e portierit, teksa me shaka i ka thënë se do e mbajë. Përshëndetja e ngrohtë mes tyre është parë si një raport i shkëlqyer në grupin e PSG-së, me Navas që nuk i ka mbajtur lotët.