Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Kumbulla nga “parajsa” në “ferr”, kështu mund të konsiderohet pa frikë paraqitja e tij kundër Saaauolo.
Në mesjavë, Kumbulla realizoi një gol shumë të bukur, me shumë peshë përballë Real Sociedad. Por në fundjavë në stadiumin Olimpik, gjithçka nisi keq për verdhekuqtë të cilët e gjetën veten në dizavantazh të dyfishtë brenda 18 minutash. Roma u rikthye në lojë në minutën e 26-të pas një goli të shënuar nga Zalewski, por në fundin e pjesës së parë, Kumbulla humbi qetësinë duke goditur Berardi, gjyqtari i ndëshkoi me karton të kuq, ndërsa akordoi dhe penallti në favor të Sassulols, të cilën po Berardi e konvertoi në gol.
Mungesa e Kumbullës, bëri që Roma të pësonte më rezultat të përgjithshëm 3-4 brenda në shtëpi. Mediat italiane, në përfundim të sfidës, kryqëzuan paraqitjen e bërë nga Kumbulla, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar theksoi se ishte provokuar fillimisht nga Berardi, ishte ai që e goditi i pari. Tërbimi i Kumbullës, ishte një nga titujt kryesor të përzgjedhur nga mediat. Një ditë “Jo” e Kumbullës, shkatërron Romën.