Lajmi bombastik mbërrin nga Spanja. Sipas “El Chiringuito TV”, Real Madridi do ta blejë Kylian Mbappe, fenomenin që për momentin është nën kontratë me PSG. Gjithashtu, sipas medias në fjalë, “Los Blancos” do ta prezantojnë kampionin francez më 23 korrik me një popozitet të madh, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
Sikurse dihet tashmë, Kylian Mbappé dhe PSG janë të destinuar të ndahen. Pyetja prej miliona dollarësh është nëse këtë verë apo pas një viti. Të dyja palët vazhdojnë pa avancuar në një negociatë, ku janë të destinuara ta kuptojnë njëra-tjetrën.
Megjithatë, sulmuesi e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë, madje as ta aktivizojë klauzolën që ka në kontratën aktuale, plus një vit (mbas verës 2024). Mbappe dha një intervistë ekskluzive për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën u shpreh hapur: “Nuk kam negociuar me askënd rinovimin deri në vitin 2025, por jam i lumtur që do të vazhdoj edhe sezonin e ardhshëm në Paris”.
Ndërkohë, klubi mbetet i vendosur në pozicionin e tij për ta shitur atë, në rast se nuk përfundon me rinovimin e një viti shtesë. Sipas “L’Équipe”, qasjet e PSG-së dhe Kylian Mbappé janë praktikisht të kundërta.
- Advertisement -
Ndërsa drejtuesit këmbëngulin se bisedimet për rinovimin e tij kanë filluar, sulmuesi ka deklaruar tashmë në dy raste, fillimisht përmes një deklarate dhe më pas në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” se në asnjë moment nuk është negociuar vazhdimi i kontratës, sepse qëllimi i tij nuk është për ta rinovuar deri në vitin 2025 dhe se, përveç kësaj, menaxhmenti sportiv i PSG e dinte këtë që më 15 korrik 2022. Një “lojë pokeri”, që është ende në fuqi me të gjitha letrat.
Paco Buyo zbuloi në “El Chiringuito” se skuadra pariziene do ta shesë për 200 milionë euro, por madrilenët ofrojnë 120 milionë. Në rast se përfundon me të bardha, më 23 korrik mund të zyrtarizohet dhe prezantohet.
Josep Pedrerol, prezantues dhe drejtor i “El Chiringuito”, ka raportuar për të ardhmen e Mbappé: “Florentino Perez nuk mund të humbasë ndaj Mbappé. Ai është më i miri në këtë dhe nuk do të dështojë. Real Madridi duhet të jetë i qetë. Mendoj se Florentino e ka kopsitur atë”.