Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Mediat italiane i bën jehonë ecurisë së shqiptarit Asllani tek Interi
Sport

Mediat italiane i bën jehonë ecurisë së shqiptarit Asllani tek Interi

Published 01/11/2023
Share
SHARE

Prestigjiozja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar sot një shkrim të gjatë mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani, duke u ndalur në ecurinë e tij përgjatë një viti, nga Roma te Roma. Futbollisti ynë i kombëtares po fiton terren në formacionin e Simone Inzaghit më shumë se sezonin e kaluar, gjë për të cilën gazeta në fjalë shkruan:

“Nga Roma te Roma, Kristjan Asllani mbyll ciklin dhe ia rifillon me vrull. Nga protagonisti negativ i ndeshjes kundër verdhekuqve të sezonit të kaluar, që përfundoi me fitoren me përmbysje të skuadrës së drejtuar nga Mourinho, shqiptari u hakmor fundjavën e kaluar falë një çerek ore të shkëlqyer të fundit, teksa kontribuoi në fitoren e zikaltërve.

Rikuperim i shpejtë, me kokën lart dhe pasim preciz i gjatë për Dimarco. Krosim i përpiktë i këtij të fundit në zonën verdhekuqe, ku Thuram e devijon topin në gol. Kështu, Asllani e frymëzoi aksionin që i dha “oksigjen” Interit pas 81 minutash sulmesh të njëpasnjëshme, duke shlyer besimin që trajneri Inzaghi i dha.

“Asllani po rritet dhe duhet të ketë durim, por është mjaft i fortë dhe ka shumë cilësi”, – tha Calhanoglu menjëherë pas ndeshjes. Komplimentet për shqiptarin kanë ardhur edhe nga Inzaghi, i cili ka nënvizuar progresin e tij, pasi e ka aktivizuar në një sfidë delikate dhe ende në ekuilibër.

- Advertisement -

BESIMI DHE PROJEKTI – Vendimi për ta futur Asllanin në vendin e Calhanoglu për sulmin final flet shumë rreth besimit të trajnerit zikaltër, i cili nuk i kishte besuar shumë sezonin e kaluar ish-lojtarit të Empolit. Kristjanit nuk i dridheshin këmbët, ndryshe nga ajo që ndodhi pak më shumë se një vit më parë, në 77 minutat e tij të para si titullar me fanellën zikaltër.

Pastaj shkoi shumë keq, aq sa Inzaghi sugjeroi transferimin e Calhanoglu në qendër si zëvendës Brozovic. Këtë herë, qoftë edhe për rreth 20 minuta, përgjigja e shqiptarit ishte krejtësisht e ndryshme, në një kontekst që nuk ishte aspak i thjeshtë. “Jam i lumtur, – u shpreh Asllani në fund të lojës. – Dua të ndihem edhe më tepër protagonist, ndaj do të punoj shumë. Trajneri po më jep besim edhe në ndeshje kaq të rëndësishme, ndaj e falënderoj”.

Pak më shumë se një muaj më parë, në prag të debutimit të tij sezonal në Champions League, Inzaghi shpjegoi se si Asllani ishte një “lojtar i rëndësishëm dhe i gatshëm për të qenë titullar”. Ndaj Romës, trajneri nga Piacenza mori përgjigje të reja, të rëndësishme prej shqiptarit.

DUKE MËSUAR NGA CALHANOGLU – “Të mësosh nga një kampion si Calhanoglu është privilegj, ai më jep një ndihmë të madhe”, – shtoi Asllani. Po, sepse Inzaghi ka vendosur ta brumosë në rolin e “regjisorit”, duke e parë si zëvendësuesin e turkut, personit që mban çelësat e mesfushës së zikaltërve prej një viti. Dhe Asllani po aplikohet në këtë rol me obsesion, duke tentuar të vjedhë çdo secret të turkut.

Nga trajneri te drejtuesit, brenda zikaltërve ekziston besimi se Asllani mund të bëhet një gur themeli i mesfushës së ardhshme përmes një rruge rritjeje që kalon domosdoshmërisht përmes aktivizimit më të madh dhe përgjegjësisë më të madhe.

- Advertisement -

Paraqitjet në krahasim me sezonin e kaluar, pas 13 ndeshjeve të para mes kampionatit dhe Champions League, janë të njëjta (8), por deri tani Asllani ka gjetur më shumë hapësirë ​​në Evropë, duke qenë 75 minuta në fushë, në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve, kundrejt vetëm 15 minutave në edicionin e kaluar.

Deri më tani, e vetmja herë që ka pasur telashe ka qenë në “San Sebastian”, ku megjithatë e gjithë skuadra zikaltër kishte një mbrëmje të komplikuar. Objektivi minimal është që të paktën të përsëriten 29 paraqitjet e vitit të parë në Milano, ndoshta duke rritur kohën e lojës në krahasim me 858 minutat në total të një viti më parë. Por me këtë ritëm nuk duhet të jetë problem. Nëse Asllani është ai që u pa në çerek orëshin e fundit ndaj Romës, do të fillojë ta shohë më me këmbëngulje fushën e lojës”.

KosPress Portal 01/11/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Përsëritet tentativa e 17-të për konstituim të Kuvendit
Lajme 17/05/2025
Operacion në veri: Mbyllet një strukturë ilegale, policia gjen prova për vepra penale
Lajme 16/05/2025
Eurovision 2025: Zvicra gati për natën finale – Shqipëria mes 26 finalistëve me “Zjerm”
Roze 16/05/2025
Tirana pret Erdogan: Në fokus, thirrja globale për paqe
Lajme 16/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!

16/05/2025
Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?