Kombëtarja shqiptare luan të parën ndeshje në Varshavë. Në mbrëmje do të matë forcat me skuadrën e konsideruar si pretendentja kryesore, Poloninë.
Nis një epokë e re për kuqezinjtë, që në startin e këtyre kualifikueseve kanë me vete eksperiencën e futbollistëve që prej vitesh kanë veshur fanellën kuqezi, dëshirën e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës, kanë energjitë e trajnerit Sylvinho, i cili debuton si timonier i Shqipërisë.
Një mision i vështirë, që nis me besim për të arritur një nga dy vendet e para në grupin E. Krahas Polonisë, do të jenë kundërshtarë të Shqipërisë dhe Republika Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavia.
Anandaj, Shqipëria do futet më këtë formacion.