“Ne prezantojmë bluzat dhe veshjet zyrtare të Kylian Mbappe, lojtarit tuaj të preferuar! Koleksioni përfshin numrin dhe emrin zyrtar të Mbappe në anën e pasme, ju mund të zgjidhni uniformat e Champions League ose La Liga”.
Me këtë mesazh, Real Madridi jep sinjalin e nisjes së blerjeve për tifozët e tij, pasi fanella e francezit doli në shitje pasi u zyrtarizua se ai do të mbante numrin ‘9’.
Dhe i tillë ka qenë ndikimi i tij…, sa nuk u desh shumë kohë që dyqani online i “Los Blancos” të kolapsohej. Tashmë po shfaqet një mesazh paralajmërues për vonesën që mund të ketë në dorëzimin e këtij koleksioni te porositësit. Një “minierë ari” për të bardhët, me sulmuesin transalpin që dëshiron të shkruajë histori në botën e futbollit.