Kylian Mbappé rrezikon të shohë përfundimin e parakohshëm të fazës së grupeve të “Euro 2024” për veten e tij. Lëndimi i hundës do ta detyrojë kampionin që sapo ka nënshkruar me Real Madridin në infermieri, me diagnozën e konfirmuar natën e dëmtimit në hundë.
Pra, hunda e tij është thyer. Ky është buletini mjekësor që ka të bëjë me goditjen e keqe në fytyrë, që pësoi Mbappé në fund të ndeshjes, të cilën “Les Bleus” e fituan minimalisht ndaj Austrisë, në debutimin e tyre në “Euro 2024”.
Gjatë natës, numri 10 i Francës u dërgua në spitalin e Dusseldorfit për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, për të vlerësuar gjendjen reale të tij pas dëmtimit të hundës.
“Le Figaro” saktëson se si Federata Franceze e Futbollit ka bërë të ditur se Mbappe nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni, por sulmuesi duhet të pushojë domosdoshmërisht për t’u rikuperuar nga hunda e thyer.
- Advertisement -
Mbappé u rikthye në grumbullimin e kombëtares së tij dhe pati mundësinë të shfaqej i qetë, pavarësisht ngjarjes së keqe të paplanifikuar që ndodhi, duke postuar në ‘X’: “Disa ide për maska”.
Faza në grupe e Mbappe, siç u përmend, tashmë mund të ketë përfunduar. Pas dëmtimit të hundës në Austri-Francë, xhevahiri transalpin pritet të mungojë në ndeshjet e radhës kundër Holandës dhe Polonisë, të vlefshme për Grupin D, të planifikuara përkatësisht më 21 dhe 25 qershor. Shpresa për Kylian është që “Les Bleus” të kualifikohen, për të qenë sërish në dispozicion nga 1/8 finale e tutje.