Kilië Mbape ka kohë për gjithçka, duke provuar dhe sfida të reja veç të luajturit futboll.
Lojtari i ri i Realit të Madridit dhe është gati të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij. Së bashku me familjen e tij, sulmuesi ka mbyllur një marrëveshje për të blerë Kaenin, një ekip francez i Kategorisë së Dytë. Sipas burimeve të ndryshme, ai do të investojë rreth 15 milionë euro për të zotëruar aksionet e shumicës së një ekipi që ka qenë pjesë e historisë së tij si lojtar.
NË PROVË TE KAEN SI FËMIJË – Kaen dhe Kilië Mbape kanë një histori të përbashkët. Kilië shkoi për tu provuar te Kaen kur ishte fëmijë, ashtu siç bëri me Realin e Madridit dhe Monakon, para se të qëndronte pikërisht në klubin e principatës dhe që nga ai moment të gjithë e dinë historinë e tij. Operacioni i blerjes dhe shitjes së aksioneve është kryer përmes “Coalition Capital”, një fond investimi që menaxhon të gjitha investimet e familjes së sulmuesit të Realit të Madridit.
Vitin e kaluar, Kaen e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë dhe pronarët e rinj synojnë të bëjë një hap të madh përpara, në mënyrë që Kaen të mund të kthehet në divizionin e parë në Francë (Ligue 1). Ky është dhe qëllimi për se familja Mbape është futur në këtë biznes të ri.
- Advertisement -
REGJISTRIMI – Duke qëndruar te Kilië Mbape, sulmuesi francez është regjistruar në La Liga nga Reali i Madridit, çka e bën atë tashmë edhe ligjërisht një lojtar të Realit të Madridit. Reali ka depozituar në La Liga shumën prej 55 mijë eurosh për regjistrimin e kartonit të francezit.