Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Materazzi i kthehet incidentit të famshëm: Zidane më ofroi fanellën, ndërsa unë i thashë se preferoja…
Sport

Materazzi i kthehet incidentit të famshëm: Zidane më ofroi fanellën, ndërsa unë i thashë se preferoja…

Published 01/04/2024
Share
SHARE

Edhe sot ka shumë fansa që e kujtojnë mjaft mirë natën kur Zinédine Zidane, vetëm pak minuta larg mbylljes së një karriere të shkëlqyer, humbi durimin, i provokuar rëndë nga ish-mbrojtësi i Interit.

Goditja me kokë e tij në gjoksin e Materazzi do të mbetet në historinë e futbollit, natyrisht jo si “fletë lavdërimi” për legjendën e futbollit francez. Krenar nuk bën as Materazzi, i cili duke folur për “The Times” i është kthyer atij momenti, që do të donte të mos kishte ndodhur kurrë. Ish-mbrojtësi italian pranon se “Zizou” i ofroi fanellën e tij, ndërsa ai i kërkoi më mirë… motrën e tij.

Pothuajse 18 vite pas fitores së finales së Kupës së Botës me Francën, Marco Materazzi kujtoi episodin e famshëm të përplasjes verbale me Zidane, që përfundoi me goditjen me kokë dhe përjashtimin e francezit me karton të kuq:

“Nuk më pëlqen si moment. Nuk përputhet me atë që ka qenë karriera ime. Ai episod nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finaleje të Berlinit, mes grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij, ndërsa unë i thashë jo, sepse preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e kujtojnë të gjithë. Nuk e kam takuar më kurrë Zinedine”.

- Advertisement -

Me këtë rast, Materazzi rikonfirmoi vlerësimin e tij për Mourinhon si trajnerin më të mirë që ka pasur në karrierë: “Jose është trajneri më i mirë që kam pasur. Isha mësuar të ndihesha i rëndësishëm, kapiten, por me Mourinhon fillova ta humbas rëndësinë. Megjithatë, ai ishte i sinqertë me mua që në momentin e parë.

Historia e lamtumirës së tij, pas finales se Champions League, të fituar prej nesh në ‘Bernabeu’? Kemi qarë të dy. E pyeta pse po largohej nga Interi, pse po më linte vetëm? Isha i bindur se me Mourinhon mund të vazhdonim të fitonim, ndoshta jo një tjetër Champions League, por tituj të tjerë. Sidoqoftë, ai tashmë kishte vendosur të largohej për te Real Madridi”.

KosPress Portal 01/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?