Sot, Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.
Ky memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Presidenti Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt dhe profesional.
Memorandumi përcakton shumën e përkrahjes ndaj Federatës së Hendbollit nga buxheti i shtetit.
- Advertisement -
Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë, pas xhudos dhe futbollit.