Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Marotta: Ende herët për të folur për titullin, kampionati mbetet i ekuilibruar
Sport

Marotta: Ende herët për të folur për titullin, kampionati mbetet i ekuilibruar

Published 25/02/2025
Share
SHARE

Giuseppe Marotta, presidenti i Interit, foli në një konferencë për shtyp pas asamblesë së aksionarëve të mbajtur dje në “San Siro”.

Si shkoi asambleja e aksionarëve?

Asambleja u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pozitive. Çështja kryesore ishte mundësia e zhvillimit të mbledhjeve online në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme. Gjithashtu, në bordin drejtues janë shtuar tre anëtarë të rinj: Max Catanese, Claudia D’Arpizio dhe Diego Gigliani, të cilët janë emëruar nga pronarët për të ndihmuar në arritjen e objektivave të klubit.

A ndryshon presioni tani që Interi është në krye të renditjes, para përballjes me Napolin?

- Advertisement -

Jemi në një moment shumë pozitiv, por kampionati është ende i gjatë, ka ende shumë pikë në lojë. Dua të theksoj performancën e ekipit tonë, që është në krye të Serie A dhe protagonist në rang ndërkombëtar. Jemi të vetmit italianë në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, po luftojmë edhe për Kupën e Italisë. Kampionati është një nga më të ekuilibruarit e viteve të fundit, me tri skuadra në garën për titull. Ne duam të jemi protagonistë deri në fund.

Çfarë mund të presim nga merkatoja e verës?

Nuk do të ketë revolucion. Jemi krenarë për punën e bërë nga të gjithë, duke filluar nga Ausilio, Baccin dhe Zanetti. Kemi ndërtuar një bazë të fortë lojtarësh italianë, kemi shtuar elementë me përvojë, që kanë sjellë cilësi dhe eksperiencë. Prioriteti ynë është të vazhdojmë me këtë model dhe të bëjmë investime në të rinj, që mund të sjellin vlera afatgjata për klubin.

A mund të bëjë Interi investime të mëdha pa shitur lojtarë?

Të gjitha klubet italiane, pa përjashtim, kanë nevojë për ‘player trading’ për të siguruar qëndrueshmërinë financiare. Nuk jemi të detyruar të shesim, por disa largime mund të ndodhin për të balancuar skuadrën, e cila nuk mund të ketë më shumë se 24-25 lojtarë.

- Advertisement -

A do të thotë ndryshimi i modelit ulje të pagave dhe rritje të shpenzimeve për transferime?

Nuk presim ndryshime drastike. Mosha mesatare e skuadrës tashmë është ulur. Kjo nuk do të thotë se lojtarët me përvojë do të largohen, përkundrazi, ata janë të rëndësishëm për ekipin. Synimi i Interit ka qenë gjithmonë të fitojë dhe do të vazhdojmë me këtë mentalitet.

Çfarë mendoni për garën e kampionatit dhe rivalët?

- Advertisement -

Napoli është vetëm një pikë pas nesh dhe po bën një sezon të shkëlqyer. Janë tri skuadra në garën për titull, presim një fund kampionati emocionues.

Si qëndron çështja e arbitrave dhe përdorimi i VAR-it?

Ne si klub nuk i komentojmë arbitrat. Është një profesion i vështirë dhe vendimet mund të krijojnë konfuzion. Jam gjithmonë pro teknologjisë, por VAR-i duhet të ruajë autoritetin e arbitrit dhe të përmirësohet për të shmangur polemikat.

Sa i rëndësishëm do të ishte fitimi i titullit të dytë radhazi?

Të fitosh është e vështirë, ta përsëritësh veten është edhe më e vështirë. Shikoni tri sezonet e fundit: ne, Milani dhe Napoli kemi fituar tituj. Tani jemi në krye dhe duam të mbrojmë trofeun. Nëse dikush tjetër del kampion, do t’i urojmë suksese.

A ka rreziqe në ndryshimin e modelit të merkatos?

Nuk po flasim për një ndryshim radikal. Në vitet e fundit kemi bërë pak investime dhe kemi marrë lojtarë të lirë, por tani duam të rikthehemi tek investimet strategjike, pa bërë revolucion në skuadër.

A keni nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Inzaghin?

Jo ende, por marrëdhënia me të është shumë e mirë. Jemi një grup i bashkuar. Nuk ka arsye për të ngritur pikëpyetje kur gjithçka po shkon mirë. Besoj se cikli i tij tek Interi nuk ka përfunduar, ndaj do të ishim krenarë ta vazhdonim bashkëpunimin.

Çfarë po ndodh me çështjen e stadiumit të ri?

Stadiumi është një prioritet për klubin dhe pronarët. Pa një impiant modern, është e vështirë të konkurrosh financiarisht me klubet e mëdha europiane. Së shpejti do të paraqesim një ofertë për të blerë zonën e ‘San Siro’-s dhe hapësirat përreth.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

KosPress Portal 25/02/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh

30/05/2025
Sport

Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi

30/05/2025
Sport

Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)

29/05/2025
Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?