Enzo Maresca do të zyrtarizohet si trajner i ri i Chelseat gjatë kësaj jave.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2029, duke përfshirë një opsion për ta zgjatur marrëveshejn deri në vitin 2030.
Maresca dhe stafi i tij do të nënshkruajnë në orët në vijim, ndërsa Chelsea do t’i paguajë Leicesterit 10 milionë euro kompensim.
Të Kaltrit mbetën pa trajner pasi i ndanë rrugët me Mauricio Pochettinon.