Sadio Mane dëshiron të largohet nga Bayern Munich që në fillim të merkatos së verës.
Thomas Tuchel nuk llogarit tek ai dhe senegalezi dëshiron të mbyllë këtë kapitull që nuk funksionoi në Gjermani, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sports, nuk ka marrëdhënie të mira mes tij dhe klubit, andaj një largim është i pashmangshëm.
Mane nuk arriti asesi të tregonte potencialin e tij tek skuadra bavareze, kurse situata u përkeqësua pas përleshjes fizike që kishte me Sane.
- Advertisement -
Raportohet se skuadra e Chelsea është shumë e interesuar për shërbimet e tij.