Roberto Mancini mbush 60 vjeç pa stol, pas shkarkimit nga Arabia Saudite, vendim që erdhi pas vetëm 14 muajsh si trajner i kombëtares në fjalë.
Një divorc që e bëri trajnerin të reflektonte, aq sa i intervistuar nga “Il Giornale”, Mancini iu rikthye lamtumirës nga kombëtarja axurre, duke thënë se është penduar.
Në lidhje me zërat për kontakte të supozuara me Romën, për të zëvendësuar Juric, megjithatë, ish-trajneri axurr e mohon këtë, por pranon se do të kishte pranuar një ofertë të mundshme të verdhekuqve:
“Largimi nga kombëtarja ishte një zgjedhje e gabuar, të cilën nuk do ta bëja më. Ajo që më lëndoi më shumë ishte dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Largimi nga kombëtarja ishte një zgjedhje e gabuar. Nëse presidenti Gravina dhe unë do të kishim folur, do të ishim sqaruar, gjërat ndoshta nuk do të kishin shkuar kështu”.
- Advertisement -
Mancini shpjegon se pas zgjedhjes së tij për t’u larguar nga Italia nuk qëndronte vetëm ana ekonomike: “Nuk e mohoj që për një trajner, propozimi i një shume kaq të lartë, qoftë edhe më e ulët se ajo që raportohet në gazeta, të vë në dilemë. Oferta financiare saudite pati një ndikim, por jo vetëm për shkak të kësaj u largova nga pankina e kombëtares italiane”.
Me pak fjalë, përvoja italiane e Mancinit mund të mos ketë përfunduar përfundimisht: “Ëndërroj të kthehem për të fituar Kupën e Botës”.
Kujtimi i triumfit në “Euro 2021” është ende shumë i fortë për ish-trajnerin axurr, ashtu si lidhja me Gianluca Vialli: “Ai, Eriksson dhe Mihajlovic lanë shkretëtirë në zemrën time. As që mund ta imagjinoni se sa shumë më mungojnë”.
Mancini, megjithatë, mohon kontaktet e supozuara me Romën: “Nuk jam kontaktuar asnjëherë, asnjë telefonatë nga drejtuesit verdhekuq. Nëse do të ishin kushtet për një projekt të mirë së bashku, do të kisha thënë po”.