Tashmë është zyrtare. Portieri Andre Onana është lojtar i ri i klubit anglez, Manchester United.
Ish-“gardiani” i Interit, sipas medieve britanike, ka nënshkruar kontratën me klubin nga ‘Old Traffordi’.
“Andre Onana ka nënshkruar kontratën e tij me Manchester United dhe i është rezervuar bileta për të fluturuar drejt New York për t’u bashkuar me ‘Djajtë e Kuq’”, shkruajnë mediet në ishull.
Onana të enjten do të t’i bashkohet skuadrës së Erik ten Hag. Ai do të jetë pasues i David De Gea-s, i cili tashmë është larguar nga Man Unitedit.