“Ky është Man.United më i keq në histori”. Kjo deklaratë e Ruben Amorim “pushtoi” faqet e para të mediave angleze, fundja me të drejtë pasi shifrat e konfirmojnë këtë. Tekniku portugez erdhi si një bekim në “Pallatin e Ëndrrave”, por Amorim e ka shumë të vështirë të bëjë diçka ndryshe, me të në stol United po bën edhe me keq se sa në periudhën e Ten Hag, aktualisht ndodhen në vendin e 12-të. Tani Amorim kërkon shpëtim duke kërkuar këshilla nga ikona e këtij klubi, Alex Ferguson: “Koha e Fergit”, shkruajnë të përditshmet angleze në faqet e para.
Amorim kërkon shpëtim jo vetëm nga Ferguson, por dhe nga merkato. “Djajtë e kuq” janë të fiksuar pas Victor Osimhen, ky është sesioni i radhës që priten të futen në merkato për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian. Osimhen ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro, por Napoli mund të bëjë edhe pak skonto pasi nigeriani nuk bën pjesë në planet e Conte.
Trajneri i bluve është i fiksuar pas Garnacho-s, kërkon argjentinasin e United me çdo kusht. Mes kërkesës dhe ofertës ka një diferencë prej 15-18 milionë euro, një diferencë jo e vogël, por në negociata mund të futen dy lojtarët, Osimhen-Garnacho, kjo do të ishte një zgjidhje ideale për të dy klubet.