Manchester United po mendon t’ia dorëzojë fanellën ikonë me numrin shtatë, të veshur më parë nga Cristiano Ronaldo, të riut, Alejandro Garnacho.
Garnacho po shihet si pasuesi ideal për fanellën nr.7, sipas “Manchester Evening News”, dhe nëse do t’i jepej numri, ai do të ishte adoleshenti i parë që do ta veshë atë që nga Ronaldo në vitin 2003.
Numri 7 ka mbetur bosh që prej se Ronaldo u transferua te Al-Nassri në janar, dhe Garnacho aktualisht mban numrin 49.
18-vjeçari ka qenë në ngritje e sipër në “Old Trafford” dhe bëri debutimin e tij në prill të vitit 2022. Ai ka bërë gjithsej 36 paraqitje për klubin, duke shënuar pesë gola dhe duke regjistruar pesë asistime dhe është nominuar për çmimi “Golden Boy 2023”.
- Advertisement -
Fanella nr.7 e United është ikonë – pasi është veshur nga Ronaldo, George Best, Eric Cantona dhe David Beckham – por ka qenë gjithashtu e veshur nga shumë lojtarë që kur portugezi u largua për në Real Madrid në vitin 2009.
Që nga ajo kohë është veshur nga Michael Owen, Antonio Valencia, Angel Di Maria, Memphis Depay, Alexis Sanchez dhe Edinson Cavani, gjashtë lojtarë që të gjithë kishin dështuar në klub.