Kompania e Sir Jim Ratcliffe, INEOS, ka hyrë zyrtarisht në garë për blerjen e Manchester United. Sky Sports News ka konfirmuar fillimisht një lajm nga The Times se Ratcliffe, një nga njerëzit më të pasur të Britanisë, dëshiron të blejë aksionet e gjigantëve të Premier League.
Familja Glazer, pronarët aktualë të Manchester United, njoftuan në nëntor se janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për klubin pas një mbretërimi 17-vjeçar, ku kanë dominuar protestat e tifozëve dhe ka pasur rënie të performancës në fushë. Mediat kanë mësuar prej kohësh se familja Glazer kërkojnë 5 miliard paund për të shitur aksionet e tyre në klub.