Manchester United ka arritur një fitore dramatike me përmbysje ndaj Southampton në ndeshjen e zhvilluar të enjten në kuadër të Javës së njëzet e një të Premier League.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të “Djajve të Kuq”.
Southampton ka kaluar në epërsi në pjesën e parë falë një autogoli të Ugarte, duke i krijuar probleme skuadrës së Ruben Amorim.
Megjithatë, Manchester United është rikthyer duke reaguar në pjesën e dytë.
- Advertisement -
Heroi i ndeshjes ka qenë Diallo, i cili ka realizuar një tregolësh në minutat e fundit. Ai e ka barazuar rezultatin në minutën e tetëdhjetë e dytë, më pas ka kaluar United në epërsi në minutën e nëntëdhjetë, si dhe e ka vulosur fitoren me golin e tretë në kohën shtesë (90+4).
Në renditjen e Premier League, Liverpooli vazhdon të kryesojë, ndërsa Manchester United pozicionohet në vendin e dymbëdhjetë. Ndërsa Southampton mbetet në fund të tabelës.