Manchester United ka mundur me rezultatin e thellë 4-1 Real Betisin.
Goli i parë erdhi furishem nga Marcus Rashford që lëshoj bukur të djathtën e tij për të mposhtur portierin rival, pas një kundërsulmi vrasës.
Spanjollët nuk u dorëzuan dhe ekipi nga Sevilla reagoi brenda pjesës së parë me Perez, për ta barazuar rezultatin.
Djemtë e Ten Hag do tregonin veten brenda 15 minutash, gol i Antony dhe Fernandes për të vendosur ndeshjen në shinat e duhura. Në fund Weghorst do thellonte akoma më shumë avantazhin, dhe ekipi i Betis u dorëzua në fund duke u mposhtur më rezultat 4:1.