Skuadra gjigante në Angli, Manchester City ka fshirë fotografinë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Manchester City, e kishte paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë, në një hartë të shpërndarë me disa fotografi tjera të bashkëngjitura, kur u njoftua për transferimin e Mateo Kovaqiqit.
City kishte ngjyrosur me të zezë vendin nga i cili vjen Kovaqiqi, Kroacinë, megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori fakti që në atë hartë Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Manchester City po e rishikon postimin me Kosovën si pjesë të Serbisë, konfirmojnë nga klubi për rtv21.tv
- Advertisement -
Manchester City po e rishikon postimin ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, një anëtar i klubit ka treguar për rtv21.tv, duke folur në kushte anonimiteti.
I njëjti tha se klubi gjigant anglez kërkon falje për gabimin e bërë nga klubi dhe se së shpejti e gjithë kjo do të qartësohet.
“Më vjen thellësisht keq për këtë gabim, së shpejti postimi do të rregullohet”, tha anëtari i kubit.
Në një prezantim me fotografi të transferimit të kroatit Mateo Kovaçiq, City e kishte përdorur një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. /21Media