Manchester City ka filluar rrugën drejt fazës së ardhshme të Champions League me një fitore bindëse ndaj Copenhagen në ndeshjen e parë të 1/16 të finales.
Ekipi anglez ka dominuar, duke fituar me rezultatin përfundimtar 1-3.
Kevin De Bruyne ka shënuar golin e parë për Manchester City në minutën e 10-të, ndërsa Bernardo Silva ka shtuar avantazhin me golin e dytë në minutën e 45 + 1′. Në fund të ndeshjes, Phil Foden ka vulosur fitoren për skuadrën angleze me golin e tij në minutën e 90 + 2′.
Për Copenhagen golin e vetëm e ka realizuar Mattsson në minutën e 34-të.
- Advertisement -
Kjo fitore i jep Manchester Cityt avantazh për ndeshjen e kthimit.