Cristiano Ronaldo mund të mburret se ka një koleksion makinash më shumë se të lakmueshme. Nga “Aston Martin” te “Lamborghini”, përmes “Rolls Royce” dhe “Mercedes”.
Ylli portugez i Al Nassr ka të gjitha markat dhe ngjyrat, ndërsa tani sapo ka shtuar një ‘makinë’ të re në garazhin e tij. Portugezi ka befasuar mbi 617 milionë ndjekësit e tij në Instagram me dy imazhe të reja.
Në të parën shfaqet me vajzën e tij Bella Esmeralda, të cilën e mban në krahë me një buzëqeshje të madhe. Nga ana tjetër, në të dytën, ai shfaqet pikërisht me makinën e tij të re, një model i ri i firmës “Ferrari”, “Purosangue”.
Sa i përket automjetit të futbollistit portugez, ai është blu i errët, një ngjyrë të cilën Cristiano e mban edhe në veshjen e tij të zgjedhur për të pozuar me makinën. Një veshje e plotë nga marka luksoze “Gucci”, e përbërë nga një xhaketë dhe pantallona me çmim prej 2750 euro.