Napoli bëri gjithçka për të siguruar shërbimet e Romelu Lukakut në ditët e fundit të merkatos verore dhe belgu nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Në fakt, që në ndeshjen e parë përballë turmës së tifozëve në “Maradona”, aktivizimi i tij si zëvendësues nisi përmbysjen e Parmës.
Napoli ishte në disavantazh të një goli, por me hyrjen e belgut gjërat ndryshuan dhe rezultati u përmbys 2-1. Triumfi erdhi në kohën shtesë, çka bëri që tifozët napolitanë të shpërthejnë nga gëzimi. Duke folur për “Dazn”, ish-lojtari i Interit dhe Romës e ndezi më tej atmosferën: “Është nder të luash për këtë ekip dhe këto tifozë. Ne punuam shumë, fatmirësisht përpjekjet dhanë rezultat”.
Mbi golin e tij debutues te Napoli, sulmuesi belg shtoi: “Duket si një zakon në karrierën time, por më e rëndësishmja ishte fitorja e skuadrës”.
“BigRom” kishte një shaka edhe për Conten, shoqëruar me një premtim: “Jam shumë i lumtur që e gjeta përsëri Conten, por udhëtimi ynë i vërtetë fillon tani. Do të shënoj gola të tjerë për Napolin, me siguri”.